Rezultatet e Para

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për Kryetarë të Komunave. Në këto rezultate, nuk përfshihen votimet në Veri.

Lajme

04/11/2013 22:09

KQZ ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për Kryetarë të Komunave.

Në këto rezultate, nuk përfshihen votimet në Veri dhe votat me kusht.

Në Qendrën e Numërimit të Votave është duke vazhduar numërimi, ndërkohë që mbesin për t’u numëruar edhe 189 vendvotime për Kuvendet Komunale, si dhe 36 vendvotime për Kryetarë të Komunave.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka deklaruar se nuk kanë rezultate se cila parti është e para në nivel vendi.

Daka ka deklaruar se numri i përgjithshëm i daljes së votuesve 804.594, ose 47.83 për qind e votuesve të regjistruar.

 

Rezultatet e KQZ’së për Kryetarë të Komunave:

Deçan: AAK-LDD 54.05 për qind, LDK 35.15 për qind

Gjakovë: AKR 43.43 për qind, AAK – LDD, 35.80 për qind

Drenas: PDK 63.08 për qind

Istog: LDK 51.01 për qind

Kaçanik: PDK 52.57 për qind, AAK 17.99 për qind

Klinë: PDK 42.26 për qind, LDK 24.59

Fushë Kosovë: LDK 64 për qind

Kamenicë: LDK 33.0 për qind, PDK 32.52 për qind

Rahovec: PDK 39.11 për qind, LDK 22.09 për qind

Mitrovicë e Jugut: PDK 42.80 për qind, AKR 21.83 për qind

Lipjan: PDK 35.38 për qind, LDK 35.33

Podujevë: LDK 50.06,

Skenderaj: PDK 88.45 për qind

Suharekë: LDK 34.80 për qind, AAK 30.24 për qind

Malishevë: IQM 42.19 për qind, LDK 25.81 për qind, PDK 25.71 për qind

Han i Elezit: Refki Suma 54.17 për qind

Viti: LDK 37.7 për qind PDK 23.7për qind

Vushtrri: PDK 38.87 %, AAK-LDK 22.34 %

Ferizaj: PDK 39.20 për qind, LDK 34.3 për qind

Pejë: LDK 40.85 për qind, AAK 36.12 për qind

Prishtinë: LDK 43.00 për qind , VV 31.58 për qind

Prizren: PDK 37.08 për qind dhe LDK 25,22 për qind

Gjilan: LDK 40.13 për qind, PDK 26.15 për qind

Dragash: PDK 34.05 për qind, LDK 30.64 për qind

Novobërdë: LDK 32.56 për qind, G.I.Srpska 25.30

Obiliq: LDK 30.23 %, AAK-LDK 26.50 %

Shtime: PDK 50. 11 %, LDK 23.59 %

Shtërpcë: G.I.SRPSKA 42. 84 %, SLS 37.51 %

Junik: AAK-LDK 47.29 %, LDK 33.20 %

Mamusha: KTAP 53.11 %, KDTP 41.36 %

Graçanicë: G.I.SRPSKA 48.91 %, Savez Kosovskih Srba 35.02 %

Ranilug: G.I.SRPSKA 39.94 %, SNPK 36.72 %

Partesh: SLS 45.81 %, G.I.SRPSKA 33.97 %

Kllokot: G.I.SRPSKA 35.39 %, SLS 29.17 %