Rezultatet e komisionit për demarkacionin dalin së shpejti, a humbi Kosova territor?

Rezultatet e Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi do të publikohen shumë shpejtë, ku edhe do të vërtetohet nëse Kosova ka humbur territor nga kjo marrëveshje.

Lajme

30/11/2017 15:50

Ky komision i formuar nga kryeministri Haradinaj, i cili drejtohet nga Shpejtim Bullqi, është marrë  më vërtetimin e fakteve nëse Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë nga marrëveshja me Malin e Zi, siç pretendon Haradinaj.

Florim Isufi, anëtarë i këtij komisioni thotë se tash ka mbet të përfundohet vetëm ana teknike e punës së komisionit dhe më pas do t’i dorëzohet kryeministrit.

“Komisioni punën në teren e ka përfunduar, kanë mbet çështjet teknike dhe mbetet një dakoordim mes kryetarit të komisionit dhe kryeministrit që ta bëjnë publike datën se kur do të dorëzohet raporti”, ka thënë Isufi për lajmi.net.

Ai nuk ka treguar nëse të gjeturat tregojnë që Kosova ka humbur territor, por ka thënë se janë analizuar të gjitha faktet për këtë.

“Puna jonë është orientuar në disa drejtime dhe njëra prej tyre ka qenë gjetja e fakteve, se a ka humbur Kosova a po jo territor. Ato fakte janë mbledhur dhe janë analizuar në raport dhe shumë shpejtë opinion do ti merr vesh ato”, ka thënë Isufi.

Kryetari i Komisionit për Shënimin e kufirit, Shpejtim Bulliqi më herët ka thënë se kanë gjetur prova të mjaftueshme që dëshmojnë se Kosova ka humbur territor me versionin aktual të demarkacionit.

Sipas tij provat tregojnë se është bërë gabim nga Komisioni i kaluar./Lajmi.net/