Rezultatet e fundit të notarëve kosovarë në 100 metra stil i lirë

Të dy zunë pozitat 60 dhe 61 nga 62 garues në këtë disiplinë.

Sport

27/07/2017 12:54

Notarët, Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu, kanë përfunduar edhe garën në disiplinën 100 metra stil i lirë, në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj (EYOF), “Gyor 2017”, që po mbahet në Hungari.

Të dy zunë pozitat 60 dhe 61 nga 62 garues në këtë disiplinë.

Ukimeraj pati kohën 57.56 sekonda, kurse Kadriu 57.62 sekonda.

Garat për notin nuk mbarojnë këtu, pasi Dion Kadriu do të garojë nesër në 200 metra shpinë.