Rezultate befasuese: Në çfarë seksi kënaqen çiftet – Lajmi.net
Rezultate befasuese: Në çfarë seksi kënaqen çiftet
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 13:43, 4 November 2018
Shkencëtarët e Universitetit Indiana kanë bërë një hulumtim me dy mijë amerikanë, me qëllimin që të studionin prirjet e tyre në seks.

Krejtësisht në kundërshtim me stereotipat, rezultatet kanë treguar që meshkujve, por edhe femrave, më me rëndësi janë u butësia dhe besnikëria, gjë që nënkupton përkëdhelje dhe puthje.

39 për qind e meshkujve dhe e femrave kanë thënë që gjatë seksit i kënaqin shumë fjalët romantike, ndërsa 33 për qind e tyre dëshiron që në dhomë të mbizotërojë atmosferë romantike.

Madje 52 për qind e të intervistuarve përkëdheljen e konsiderojnë joshëse.

Udhëheqësja e studimit, Debby Herbenick, thekson që, edhe pse për shumicën është e papritur, meshkujt gjithashtu janë pajtuar që më joshëse u janë romantika dhe besnikëria.

“Kjo përfshin puthjen më shpesh sesa seksin, përkëdheljen dhe thënien e fjalëve joshëse gjatë seksit, por edhe atmosferën romantike”.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 957 meshkuj dhe 1.046 femra.

Kur është fjala për shprehitë e tjera, 43 për qind e meshkujve dhe 37 për qind e femrave kanë deklaruar që praktikojnë seksin anal, 65 për qind e meshkujve kanë pranuar që u dërgojnë fotografi lakuriq partnereve, ndërkaq këtë gjë e bëjmë vetëm 11 për qind e femrave.

Kurrë nuk masturbojnë 21 për qind e femrave, derisa te meshkujt është 8 për qind. Prirje të njëjta perversiteti në seks kanë edhe meshkujt, edhe femrat. /Telegrafi/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO