Rezultat befasues shënohet në basketbollin kosovar

Në Superligën e femrave në Kosovë është regjistruar një rezultat i pabesueshëm.

Sport

23/09/2018 23:50

Janë vashat e KB Bashkimit të Prizrenit që kanë shënuar një fitore të thellë ndaj vashave të KB Vushtrrisë.

KB Bashkimi nuk është përmbajtur duke e mposhtur hiq më pak se 127-17 KB Vushtrrinë, në ndeshjen hapëse të sezonit të ri.

Stewart i shënoi 24 pikë, më së shumti te Bashkimi, e ndjekur nga Muhadri dhe Shaw që shënuan nga 16 pikë secila.

Kujtojmë se vashat e KB Bashkimit janë kampione në fuqi të Kosovës në basketboll./Lajmi.net/