Rezultat befasues në gjysmëfinalen e futsallit kosovar

Prishtina e ka fituar gjysmëfinalen e dytë ndaj Feniksit, në "play-off"-in e elitës së futsallit kosovar.

Sport

18/05/2017 23:22

Prishtinasit ishin më të mirë se drenicasit dhe fituan me rezultat të ngushtë, 4:3.

Tani rezultati i serisë gjysmëfinale është i barabartë 1:1 dhe finalisti do të përcaktohet në ndeshjen e tretë.

Skuadra që e fiton këtë përballje, ballafaqohet me ekipin gjakovar Liburni, që eliminoi Besën duke e mposhtur në të dyja ndeshjet.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6