Rezervisti i Premierligës përfiton 14 milionë dollarë në Arabi

Sulmuesi Giorgios Samaras nuk u rehatua në Premierligë dhe është transferuar te klubi Al-Hilal në Emiratet e Bashkuara Arabe ku do të përfitojë 14 milionë dollarë në kontratë trevjeçare.

Sport

04/02/2015 20:57

Giorgios Samaras dështoi me karrierën e tij në Premierligë. Në Celtic ishte i shkëlqyeshëm, por në Premierligë nuk arriti të lë gjurmë pozitive.

Andaj, gjatë këtij sezoni u largua nga Ëest Bromëich Albion duke nënshkruar për klubin Al-Hilal në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dhe, a mund të besoni se çfarë kontrate ka nënshkruar me klubin e ri? Ai për tri vjet kontratë me Al-Hilal do të përfitojë 14 milionë dollarë.

Samaras gjatë këtij muaji do t’i mbushë 30-vjet andaj me respektimin e kësaj marrëveshjeje ai do të ketë para të mjaftueshme për të kaluar pjesën tjetër të jetës.