Rezarta Shkurta ndryshon stil, ja çka u bëri flokëve

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.

ShowBiz

23/07/2018 15:59

Megjithatë me anë të rrjeteve sociale ajo mban aktiv një numër të madh të fansave për të cilët publikon imazhe të shumta, shkruan lajmi net.

Ajo ka postuar një fotografi në Instagram ku tregon se ka marrë një vendim të rëndësishëm për veten, e cila do të ndryshojë ngjyrën e flokëve.

“Lamtumirë Biondinë”, shkruan ajo sipër imazhit edhe pse jemi mësuar ta shohim me flokë të bardha.

Shkurta po vazhdon biznesin e saj kurse më shumë i është përkushtuar familjes, vajzës Hera. /Lajmi.net/