Rezarta Shkurta bën dedikim prekës për bashkëshortin: Shpirti bosh pa ty

Çdo ditë e më shumë vazhdon të ndjej mall për bashkëshortin e saj.

ShowBiz

15/08/2018 22:07

Është fjala për këngëtaren nga Shqipëria, Rezarta Shkurta e cila është duke u kujdesur e vetme për familjen e saj, shkruan lajmi net.

Bashkëshorti, Ermal Hoxha ka disa vite që është në burg por që Rezarta përmes postimeve në rrjete sociale bën të ditur se janë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

“Shpirti bosh pa ty”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos teksa shfaqet duke marrë një përqafim të ngrohtë nga bashkëshorti.

Ajo është nënë e një vajze, Herës e cila me këtë emër e ka pagëzuar edhe kompaninë e saj. ‘Gjysma ime’ është kënga e fundit e lansuar nga ajo me dedikim ndaj bashkëshortit. /Lajmi.net/

YouTube player