Rey Manaj transferohet në Superligën shqiptare?

Ecuria aspak e mirë e të kuqve në kampionat, ka bërë që drejtuesit e klubit të hidhen në sulm për lojtarë të rinj me eksperiencë në merkaton e janarit.

Sport

18/11/2017 11:10

Rey Manaj këtë sezon po aktivizohet në Ligën e dytë të Spanjës, me ekipin e Granadas.

Lushnjari, i cili mund të transferohej sërish në Itali, këtë herë bëhej fjalë për ekipin e Parmës, por jo.

Një tjetër pistë është ajo e kalimit të lushnjarit në Superligën shqiptare, shkruan “NewsSport.al”.

Bëhet fjalë për Partizanin. Ecuria aspak e mirë e të kuqve në kampionat, ka bërë që drejtuesit e klubit të hidhen në sulm për lojtarë të rinj me eksperiencë në merkaton e janarit.

Problemet e shumta që kanë pasur me Edgar Çanin si pasojë e dëmtimit, ka vënë në lëvizje Partizanin për të gjetur një lojtar cilësor.

Mësohet se mes klubit të Partizanit dhe menaxher të lojtarit ka pasur kontakte dhe pritet që ditët në vijim të mësohet nëse “Demat e Kuq” në janar do të bëjnë një tjetër goditje të fuqishme.