Rexhepi shqetësimin për ShIK-un, është dashur ta ngrit në parti e jo media

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Bajram Rexhepit, i cili ka thënë se Shërbimi Inteligjent i Kosovës ka uzurpuar PDK-në dhe institucionet e vendit.

Lajme

21/03/2015 13:07

Haliti ka thënë se kjo deklaratë e Rexhepit nuk mund cilësohet si pozitive për partinë dhe as për vet Rexhepin.

Ai në një prononcim për “Zërin” ka thënë se kryesia e PDK-së duhet ta shqyrtojë këtë deklaratë të ish-ministrit të Punëve të Brendshme.

“Besoj se kryesia e partisë duhet ta shqyrtojë deklaratën e tij. Rexhepi është dashur ta ngrejë këtë çështje në kryesi të partisë dhe jo në media. Në qoftë se nuk pajtohet me qëndrimin e Kryesisë mund të dilte publikisht”. Ai me ata njerëz ka qenë bashkë”, ka thënë Haliti.