Rexhepi: Grafitet u shkruan nga tre të mitur

Grafitet me mbishkrimin “ UÇK, ISIS” në pronën e Manastirit të Deçanit janë shkruar nga tre të mitur, ka deklaruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. 

Lajme

13/10/2014 19:59

Sipas Rexhepit, informacionet që posedon Policia e Kosovës pë personat që kanë shkruar këto grafite janë tre të mitur.

“Kemi informacione se janë shkruar nga tre të mitur. Por, policia po vazhdon hetimet. Ky është një akt vandal dhe policia do të flasë me prindërit e tre të miturve, në mënyrë që gjeste të tilla të mos përsëriten”, ka thënë Rexhepi për RTK2.

Dje dhe sot në muret dhe portat e Manastirit janë shkruar grafite si ISIS, AKSH, UÇK e mbishkrime tjera të ngjashme.