Rexhepi e zëvendëson Azemin

Dardan Rexhepi do ta zëvendësojë Ilir Azemin, në miqësoret ndaj Turqisë dhe Senegalit. Sulmuesi i Greuther Furthit do të mungojë në këto dy ndeshje, kështu që Rexhepi do t’i bashkohet ekipit të Albert Bunjakut më 19 maj.

Sport

09/05/2014 10:28

Ilir Azemi nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në miqësoret ndaj Turqisë dhe Senegalit. Për këtë, përzgjedhësi Albert Bunjaku ishte në kërkim të zëvendësuesit të tij dhe më në fund e gjeti.

Bëhet fjalë për sulmuesi Dardan Rexhepi, i cili është pjesë e ekipit Brommapokarnas.

Gjithashtu, Kosovës do t’i bashkohet edhe Mehmet Hetemaj, që aktualisht është pjesë e Honkas, si dhe bashkëlojtari i tij, Lum Rexhepi.

Kosova do të luajë me Turqinë më 21 maj në Mitrovicë dhe me Senegalin më 25 maj në Gjenevë.