Rexhepi: Do të marrim masa sigurie për Pashkët

Ministri për Punë të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi ka thënë se çështja të cilën e ka ngritur Byroja për Siguri Diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetit duke u bërë thirrje shtetasve amerikanë në Kosovë për kujdes gjatë festimit të Pashkëve, nuk është për opinionin e gjerë dhe është çështje e ndjeshme.

Lajme

18/04/2014 15:46

Ministri Rexhepi, në një prononcim të shkurtër telefonik për lajmi.net, ka thënë se për këtë çështje janë të vetëdijshëm që duhen marrë të gjitha masat e nevojshme, duke sugjeruar që për detajet të kontaktohet Policia.

“Këto janë çështje të ndjeshme që nuk janë për opinion. Mundeni t\’i drejtoheni policisë për këtë çështje”.

“Nuk mund të them çfarë ka, çfarë s’ka. Këto janë çështje të ndjeshme, ne jemi në dijeni, i  kemi marrë masat, por këto s’janë për publikun”, ka thënë ai për lajmi.net

Kumtesa e Byrosë për Siguri Diplomatike e Departamentit Amerikan të Shtetitështë, thuhet se është e bazuar në informacione që posedon Ambasada Amerikane në Prishtinë, e që kanë të bëjnë me kërcënime ndaj objekteve fetare të krishtera në Kosovë.