Rexhep Selimi: Lirim por me kusht për Ramushin, padrejtësia vazhdon

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka reaguar ndaj vendimit të gjyqësorit francez për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt.

Lajme

12/01/2017 19:05

Sipas Rexhepit, lirimi pa kusht për Ramushin do të ishte akti më i drejtë që do të duhej të ndodhte.

“Ramushi dhe gjithë luftëtarët e lirisë duhet të jenë të lirë dhe të mbrojtur përballë padrejtësisë”, thotë ai, transmeton lajmi.net.

Më poshtë statusi i plotë i Rexhep Selimit:

“LIRIM, POR, ME KUSHT PËR RAMUSHIN?

Padrejtësia vazhdon.

Lirimi pa kusht për Ramushin do të ishte akti më i drejtë që do të duhej të ndodhte dhe lirimi ndodhi por me kusht. Kushti është serish padrejtësi. Serish Kosova përballë presionit të Serbisë. Padrejtësitë duhet të marrin fund, por ato marrin fund kur ne ta fitojmë drejtësinë.

Ramushi dhe gjithë luftëtarët e lirisë duhet të jenë të lirë dhe të mbrojtur përballë padrejtësisë”, shkruan ai. /Lajmi.net/