Rexhep Selimi: Isa e gjeti Kosovën me udhëheqës frikacak

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka theksuar se ka qenë e turpshme se si shteti i Kosovës nuk ka arritur të bëjë rivarrimin ashtu si i ka pas hije trimit shqiptar, Isa Boletinit.

Lajme

10/06/2015 21:29

Ai ka shtuar se si deputet nuk e dinë nëse ka ndonjë marrëveshje që FSK-ja nuk mundet të shkoi në veri, transmeton TV Rrokum.

Selimi ka theksuar se rivarrimi i Isës ka treguar pafuqinë e institucioneve të Kosovës për me shtri sovranitetin e saj përtej Ibrit.

Deputeti Selimi ka thënë se po ashtu se Isa Boletini e gjeti Kosovën të “udhëhequr nga frikacakët”.