Rexhep Selimi: Hilmi Haradinaj do të jetë gjithmonë heroi im

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka ngushëlluar familjen Haradinaj, për vdekjen e Hilmi Haradinaj

Lajme

17/06/2018 11:34

Përmes Facebook-ut, Selimi e ka ngritur lartë figurën e tashmë të ndjerit, Hilmi Haradinaj, duke thënë se ai gjithmonë do të jetë heroi i tij.

“Baca Ilmi! Ti do të jesh gjithmonë i madh, gjithmonë i fortë, gjithmonë i urtë. Për shqiptarët do të jesh shembull i qëndresës. Në histori do të jesh gur i gdhendun”. Kurse, për mua do të jesh gjithmonë heroi im”, ka shkruar Selimi.