Rexhep Hoti: PDK-AAK-NISMA do të fitojë në garë me lindorët

Rexhep Hoti i PDK-së ka vlerësuar se koalicioni PDK-AAK-NISMA është fitore e vlerave perëndimore karshi atyre të lindjes.

Lajme

17/05/2017 18:28

 

Por, ai këtë deklaratë nuk e ka elaburuar se në çka aludon.

“Është koalicioni për të ardhmen, koalicioni i fitores së perëndimit mbi lindjen”, ka përshkruar Hoti, marrëveshjen e PDK’së me AAK-NISMA’n, të arritur një natë më parë, pak minuta para mbyllës së afatit të KQZ-së per regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore për garën e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.

Ai tutje ka lartësuar veprimin e kreu të PDK’së, Kadri Veseli, për të hequr dorë nga posti i kryeministrit, që t’i hapë rrugë kandidimit të Ramush Haradinajt për shef të ekzekutivit.

“Veprimi i Kadri Veselit është veprim që nuk është parë më parë as në rajon, që një njëri i ofron postin e kryeministrit për një tjetër kandidat”, tha Hoti në një intervistë për Klan Kosova.

Ndryshe, mbrëmë, pak para mesnatës të së mërkurës, PDK dhe AAK-NISMA kanë arritur një marrëveshje parazgjedhore për të garuar së bashku në zgjedhjet e jashtëzakonshme të muajit të ardhshëm. Deri te marrëveshja erdhi pasi LDK’ja me Avdullah Hotin kandidat për kryeministër kishte nenshkuar të martën mbrëma koalicion me AKR’në e Behgjet Pacollit. Në listën zgjedhore të tyre do të jetë edhe ‘Alternativa’ e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës.