Revuçi mbetet pa energji elektrike qe 3 ditë, KEDS-i nuk e sanon prishjen (Video/Foto)

Një shtyllë elektrike ka lënë pa energji elektrike tash e 3 ditë lagjen Revuçi i ulët në Podujevë.

Lajme

13/09/2017 13:36

Shkak kanë qenë erërat e fundit që është rrëzuar shtylla, mirëpo tash e tri ditë KEDS-i nuk ka shkuar për ta sanuar gjendjen dhe për ta rikthyer energjinë elektrike.

Banorët e kësaj lagje kanë thënë për lajmi.net se vetëm sot janë thirrur 4 herë ekipet e KEDS-it për të intervenuar, por nuk kanë shkuar.

Ndërsa kanë treguar se që nga dita kur është rrëzuar shtylla elektrike kanë telefonuar çdo ditë në KEDS, por ekipet nuk iu kanë përgjigjur banorëve.

Shtylla elektrike është rrëzuar në oborrin e familjes Hoti./Lajmi.net/

 

21744804_10203669509856114_1910677634_o 21729841_10203669509096095_840143799_o 21764453_10203669508976092_402849565_o 21729607_10203669508936091_1814442931_o 21742103_10203669508896090_1583750094_o 21741518_10203669508776087_292207823_n