Revolucioni maqedonas është gati

Vetëm dy vite më parë, dukej se konflikti vdekjeprurës në Maqedoni nuk do të përbënte më rrezik serioz. Por ngjarjet e fundit kanë ringjallur kërcënimin.

Opinion

12/06/2015 14:07

Nga larg, dukej se kishte filluar sezoni veror për kamping në kryeqytetin e këtij vendi. Njerëzit luanin letra dhe pinin birra nën tendat shumëngjyrëshe të vendosura në rrugët afër Parlamentit. Ndërsa një grup tjetër më i madh i të rinjve ishin vendosur përballë ndërtesës së qeverisë, dhe po shijonin tingujt e muzikës së gjallë.

Në të vërtetë, kjo është gjëja e fundit që Evropa ka nevojë për një krizë të re në Ballkan, me potencial të dëshmuar për një konflikt vdekjeprurës.

Kampistët para Parlamentit janë kokëfortët e VMRO-s, partia kryesore qeverisëse që nga viti 2006, të cilët bënin thirrje për mbështetje të kryeministrit kontrovers Nikolla Gruevski. Ndërsa ata para ndërtesës së qeverisë janë nga opozita, sidomos fraksioni i saj më i madh nga Partia Social Demokrate. Ata po kërkojnë dorëheqjen e Gruevskit.

Johannes Hahn, Komisioner i BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, u largua nga Shkupi më 2 qershor me skicimin e një marrëveshje për të shpërndarë konfrontimin e menjëhershëm, një marrëveshje katër-partiake që do të sillte zgjedhje të reja gjatë prillit të ardhshëm. Por ky pakt tashmë ka filluar të zbehet.

Përbërja e qeverisë që do të drejtojë vendin deri atëherë pritet të vendoset këtë të diel gjatë negociatave në Bruksel, por bisedimet u prishën të mërkurën mbrëma, pas 12 orëve negociata. Asnjë marrëveshje nuk është arritur, dhe ende nuk ka ndonjë dispozitë për seancën e radhës.

Të mërkurën komisionari i BE-së, Hahn kishte shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se “është zhgënjyer rreth mungesës së përgjegjësisë së lidershipit” duke shtuar se “qytetarët meritojnë më shumë, demokraci, sundim të ligjit dhe të ardhme evropiane. Ne nuk do të heqim dorë!”.

Partia Social Demokrate dhe udhëheqësi i saj, Zoran Zaev, por edhe politikanët shqiptarë, kërkojnë që Amerika të ketë rol më të fuqishëm në zgjedhjen e krizës në vend. Derisa kërkesa minimale e protestuesve është se Gruevski duhet të shkojë. Zaev ka thënë se pa ndonjë zgjedhje deri kah mesi i qershor, opozita do të rris presionin mbi qeverinë e tij ndoshta duke publikuar mijëra regjistrime tjera të fshehta të opozitës, të cilat i ka marrë nga operativët e pakënaqur të inteligjencës.

Regjistrimet që tashmë janë publikuar zbulojnë nivelin e lartë të korrupsionit politik. Besohet se disa prej të cilave Zaev i ka publikuar kanë të bëjnë me vrasjen e pesë personave në vitin 2012, ku katër prej tyre ishin adoleshentë, ndërsa shtatë njerëz janë duke vuajtur dënime të përjetshme për këtë. Të gjithë të akuzuarit janë anëtarë të komunitetit shqiptar që përbëjnë një të katërtën e popullsisë dy milionëshe të Maqedonisë. Dhe nëse këto regjistrime vërtetë në fund dëshmojnë se qeveria nacionaliste sllave kryesisht maqedon, ishte në dijeni për kurdisjen e rastit ashtu siç besojnë shumë protestues, atëherë frustrimi i shqiptarëve që janë për sundim të ligjit mund të shpërthejnë.

Të gjitha këto probleme po rikthejnë frikën për një konflikt etnik në Ballkan, saktësisht në Maqedoni, që çuditërisht i ka shpëtuar luftërave gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të 90-ve. Maqedonia pati qetësuar një kryengritje të shqiptarëve në vitin 2001, kur NATO ndërmjetësoi një pakt të brendshëm të njohur ndryshe si Marrëveshja e Ohrit, e cila u premtoi të drejta të barabarta dhe reforma në qeverisje.

Që atëherë, Maqedonia është quajtur shpesh një sukses. Pengesa e saj kryesore për anëtarësim në BE dhe NATO, duket të jetë argumentimi i çuditshëm i Greqisë.

Por politikanët e saj, përfshirë edhe ata nga opozita siç janë Social Demokratët dhe nga dy partitë kryesore shqiptare, kanë pasur ndikim të zbehtë kur bëhet fjalë për balancimin e integritetit dhe pushtetit. Qëndrimi i Gruevskit pas më shumë se një dekadë është bërë gjithnjë më autoritar, duke kontrolluar kështu mediat dhe një pjesë fitimprurëse të ekonomisë. Opozita ka bojkotuar parlamentin që nga vitit i kaluar, për shkak të besimit se Gruevski ka manipuluar zgjedhjet atë vit.

Problemi shqiptar mund të jetë kashta që do të thyej shpinën e Marrëveshjes së Ohrit. Bastisja vdekjeprurëse e policisë gjatë muajit të kaluar në qytetin etnikisht të përzier, që la tetë policë të vdekur dhe 14 shqiptar (disa që vinin përtej kufirit në Kosovë), ka treguar më së miri se sa e rrezikshme mund të jetë situata.

Asgjë nuk është e sigurt rreth operacionit të zhvilluar. Qeveria thotë se bastisja ka shmangur një sulm “terrorist”. Opozita akuzon Gruevskin se ka përdorur këtë situatë për të zhvendosur vëmendjen nga bllokimi politik në Shkup. Burime brenda Maqedonisë dhe Kosovës, më kanë treguar se vdekja e shqiptarëve ishte më shumë një përfshirje në kontrabandë, sesa terrorizëm apo ndjekje e ëndrrës së vjetër për Shqipërinë e Madhe.

Nëse BE-ja prodhon një marrëveshje për një qeveri transitore për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja, ajo qeveri do të jetë e brishtë. Shumë njerëz nga opozita sigurisht se do ta refuzojnë një marrëveshje të tillë nëse Gruveski qëndron. Nëse ai shkon, pasardhësi i tij do të duhej të bënte përpjekje të besueshme për të zbuluar të vërtetën rreth Kumanovës. Marrëveshja e Ohrit nuk ka paraparë ndonjë konflikt tjetër etnik me Kosovën, por ky konsensus mund të dalë kontrolli nëse ndodhin incidente tjera.

Indikacionet e mosmarrëveshjes mbi taktikat e opozitës, duke përfshirë mobilizimin më të gjerë, demonstrata tjera më këmbëngulëse ka gjasa të organizohen. Dhe ky debat do të intensifikohet, nëse ndërmjetësimi me BE-në dështon.

Anëtarët e grupit të krizave që kanë arritur të marrin mendimet e kampistëve të opozitës, kanë deklaruar se grupi tjetër në ndërtesën e qeverisë por edhe ata nga partitë e tyre, nuk do të shkojnë në muajin e mjaltit.

Atëherë Qeveria Gruevski ka gjasa të rris tentimin për të burgosur Zaevin. (Ka indikacione, por ai arrestim nuk do të kryhej për publikimin e regjistrimeve). Por ekziston rreziku më i madh për apelim të gjuhës maqedone dhe nacionalizëm anti-shqiptar.

Organizata ime, Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ka lindur në Ballkan 20 vjet më parë duke ndihmuar për ti dhënë fund luftërave, dhe duke ofruar analiza nga terreni dhe zgjidhje politike. Vetëm dy vite më parë, dukej se konflikti vdekjeprurës në Maqedoni nuk do të përbënte më rrezik serioz. Por ngjarjet e fundit kanë ringjallur atë kërcënim.

Jon Greenwald, është nënkryetar për kërkime dhe botime nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, organizatë e pavarur për parandalimin e konflikteve.

(Marrë nga ‘politico.eu’, përgatiti në shqip ‘lajmi.net’)