Revolucion tek Milani, largohen 17 lojtarë

Milani planifikon të bëjë revolucion gjatë verës. Në epokën Inzaghi nuk janë në plan plot 17 futbollistë, të cilët pritet të largohen gjatë verës.

Sport

16/06/2014 10:03

Milani i ri i Pippo Inzaghit fillon të marrë formë vetëm pas afatit kalimtar të verës. Agazzi, Alex, Menez, por jo vetëm kaq.

Do të jenë edhe Poli (do t’i blihet Sampdorias gjysma tjetër e kartonit) dhe Rami, i cili ditët e ardhshme do ta lë edhe zyrtarisht Valencian (marrëveshja në mes klubeve është afër të arrihet).

Mirëpo, kampanja Rossonere do të kalojë posaçërisht tek shitjet, apo më mirë, nga ata që e kanë ‘ngulfatur’ ekipin.

Sipas asaj që e raporton Tuttosport, janë 17 lojtarë që i kanë bërë valixhet gati. Pesë prej tyre do të largohen pasi iu përfundon kontrata ose nuk do të blihen pas huazimit.

Bëhet fjalë për Amelia, Coppola, Silvestre, Emanuelson e Taarabt. Milani, në fakt, planifikon të bëjë edhe shitje të tjera të rëndësishme.

Kakà, Robinho, Mexes, Essien, si dhe Zaccardo, Constant, Birsa e Saponara, plus lojtarët si Matri, Nocerino e Niang, që do të kthehen nga huazimet.

Ndër 17 lojtarët, përmendet edhe Mario Balotelli, i cili me largimin e tij do t’ia siguronte Adriano Gallianit disa para të majme për të blerë lojtarë.

Me këtë rast, në skuadër do të mbeteshin 20 lojtarë. Pa pjesëmarrje në kupat evropiane, do të mjaftonin edhe 4-5 përforcime, për ta kompletuar organikën.