Revolucion te United, largohen tetë lojtarë

Manchester United po përgatitet për një revolucion të madh gjatë verës së vitit 2018.

Sport

19/03/2018 16:29

Eliminimi i papritur nga Liga e Kampionëve ndaj Sevillas, dhe mos arritja e të qenit konkurrent i Manchester Cityt në Premierligë, kanë bërë që Jose Mourinho të mendoj pastrimin e skuadrës, duke larguar një numër të madh të lojtarëve.

‘Daily Mirror’ shkruan se bëhet fjalë për tetë lojtarë që mund të largohen nga Manchester United.

Në këtë mes, ka prej atyre që nuk i dëshiron Mourinho në skuadër, por edhe në anën tjetër, ka lojtarë që janë të pakënaqur me trajnerin portugez.

Emrat e mundshëm për largim që përmend media angleze janë: Juan Mata, Ander Herrera, Anthony Martial, Daley Blind, Chris Smalling, Matteo Darmian, Luke Shaw dhe Marouane Fellaini./Lajmi.net/