Revolucion te City, transferon këta gjashtë futbollistë

Synimet e Manchester Cityt për sezonin e ri janë të qarta, dhe kanë të bëjnë me triumfin në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/04/2018 22:39

Skuadra e Pep Guardiolas që është pranë shpalljes kampion në Premierligë, është eliminuar nga Liga e Kampionëve nga skuadra e Liverpoolit.

Për të mos e përsëritur këtë, Guardiola po mendon të sjellë gjashtë përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Është media britanike ‘The Sun’ që ka sjellë emrat e këtyre gjashtë futbollistëve.

Bëhet fjalë për Jorginhon e Napolit, Julian Weigl e Borussia Dortmundit, Ederin e San Paolo, Riyad Mahrezin e Leicester Cityt, Leon Baileyn e Bayer Leverkusenit dhe Thomas Lemarin e Monacos./Lajmi.net/