lajmi.net

Revolucion te Barcelona

Josep Maria Bartomeu ka premtuar se te Barcelona do bëhen ndryshime të mëdha gjatë verës, pas sezonit dështues. Presidenti i Barçës nuk e sheh këtë si një fund të një epoke, por i sheh të domosdoshëm ndryshimet.

Sport

18/05/2014 11:37

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka premtuar ndryshime të mëdha tek gjiganti katalunas gjatë verës, pasi Blaugrana dështuan ta fitonin titullin në La Liga të shtunën.

Barça kishte nevojë ta mposhtte Atletico Madridin, për ta fituar titullin në Primera Division, por barazoi 1:1 në shtëpi me ekipin e Diego Simeones, që nënkupton se ata e mbyllën sezonin me vetëm trofeun e Superkupës së Spanjës.

Pas ndeshjes, trajneri Gerardo Martino konfirmoi se do ta lë ekipin nga Camp Nou menjëherë, ndërsa Luis Enrique mund ta zëvendësojë trajnerin argjentinas.

Dhe, Bartomeu ka paralajmëruar ndryshime drastike këtë verë tek gjiganti katalunas.

“Tash ka ardhur koha për ndryshime domethënëse. Të dielën do të jetë një ditë reflektimi, kurse të hënën do të takohemi dhe të marrim vendime”, deklaroi fillimisht presidenti i Barcelonës pas ndeshjes.

“Janë shumë gjëra për të cilat tashmë kemi vendosur dhe do të fillojmë t’i bëjmë të ditura vendimet tona shumë shpejtë”, vijoi ai.

Bartomeu thotë se e kupton frustrimin e anëtarëve të kryesisë, pas dështimit të katalunasve që të fitojnë trofe të rëndësishëm këtë edicion.

“E kuptoj zhgënjimin e kryesisë. Ata kanë të drejtë. Ne nuk i arritëm objektivat që ia kishim vënë vetes. Por, gjithashtu do të thosha se e kemi një ekip mjaft të mirë dhe në një sezon me disa probleme, luftuam deri në fund”.

“Barça ka lojtarë mjaft të mirë të rinj, të cilët do na japin shumë. Ky nuk do të jetë një revolucion, por ndryshime të mëdha”, përfundoi ai.

Në fund, ‘bossi’ i Barcelonës e uroi Atleticon për triumfin në La Liga, të parin që nga viti 1996.

“Ata bënë mjaft mirë gjatë tërë vitit dhe ndaj të gjithë kundërshtarëve. Ata i mposhtën të gjithë favoritët. Duhet ta urojmë Atleticon”, përfundoi Bartomeu.

Revolucion te Barcelona

Me ardhjen e Luis Enriques në postin e trajnerit në përfundim të këtij sezoni, Barcelona do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

06/05/2014 14:59

Barcelona ka zgjedhur Luis Enriquen për trajner të ri. Sipas mediave katalane, kryesia e gjigantit nga Camp Nou do të bëjë ndryshime të mëdha në ekip gjatë afatit kalimtar të verës.

Barcelona do të rikthejë talentë si Rafinha, Deulofeu, kurse do të përforcohet me portierin Andre Ter Stegen, ndërsa mendon që në mbrojtje të sjellë njërin mes David Luiz, Mats Hummels e Fabian Schar, për të zëvendësuar Carles Puyolin i cili do të largohet nga klubi në verë.

Ylli i Fiorentinës, Juan Cuadrado po ashtu është objektiv i Barcelonës, për të zëvendësuar Dani Alvesin, i cili konsiderohet si i mbaruar dhe mund të transferohet në Paris Saint-Germain.

Cesc Fabregas vështirë se do të shitet por nga klubi pritet të largohen Tello, Song, Adriano, Mascherano, Pedro, si dhe Alexis Sanchez, i bllokuar nga Lionel Messi dhe Neymar. 

LM