Revolucion në sulmin e Juventusit

Juventus mund të bëjë revolucion në sulm për sezonin e ardhshëm. Aktualisht, i vetmi që e ka të sigurt qëndrimin në klub për edicionin e ri është ylli argjentinas, Carlos Tevez.

Sport

09/05/2014 17:25

Revolucion në sulm, Juventus gjatë sezonit 2014-15 mund të fillojë me një repart krejt tjetër nga ky i edicionit aktual.

Në largim nga klubi janë Fabio Quagliarella e Mirko Vucinic. Kurse, opsioni i blerjes së Pablo Daniel Osvaldos duket i vështirë, ndërsa ende nuk është sqaruar gjendja e sulmuesit tjetër, Sebastian Giovinco.

I vetmi që është i konfirmuar për edicionin e ri është Carlos Tevez. Sipas të përditshmes sportive italiane La Repubblica, edhe Fernando Llorente nuk e ka të sigurt qëndrimin në klub për sezonin e ri.

Sulmuesi spanjoll mund të shitet vetëm në rast të ardhmes së ndonjë ylli të madh siç është spekuluar së fundmi emri i golgeterit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani. Si opsion dhe objektiv i rëndësishëm është edhe sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez.