Revoltohet  Irving, dëshiron ribashkimin me LeBron: Nuk i detyrohem askujt

Kyrie Irving duket se është bërë pishman për zgjedhjen që bëri para dy sezoneve.

Sport

01/02/2019 23:00

Irving ishte në një skuadër me LeBron James, në Cleveland Cavaliers, por zgjodhi që të largohet për shkak se nuk ndihej mirë në prezencën e “mbretit” në parket.

Ai mendonte asokohe se ndarja me James do t’i jepte mundësi atij që të përmirësonte lojën e tij, por kështu nuk mendon akoma organizatori i Celtics

Irving para disa ditëve ka thënë se e ka telefonuar LeBronin për t’i kërkuar falje, duke thënë se është e vështirë të luash me të pasi ai është shumë, shumë i mirë.

Së fundmi po qarkullojnë zëra se dyshja mund të bashkohen, me Irving që po kërkon një gjë të tillë.

E për ta nxehur edhe më shumë situatën është kujdesur anëtari i Celtics i cili kur është pyetur për të ardhmen e tij, ka reaguar ashpër.

“Kam thënë se do ta vazhdoj me Celtics, por duhet të më pyesni edhe një herë më 1 korrik. Nuk i detyrohem askujt asgjë” ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Amerikën.

Lakers janë duke punuar që të sigurojnë shërbimet e Anthony Davis, në mënyrë që të sjellin ndihmë për LeBron. Një bashkim i AD, LeBron dhe Kyrie do të ishte fatal për skuadrat e tjera të NBA. /Lajmi.net/