Revoltohen gazetarët, bojkotojnë mbledhjen e Kryesisë

Gazetarët të cilët janë të pranishëm në ambientet e Kuvendit ku edhe është duke u mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet që të caktohet seanca për Demarkacionin, u penguan që të raportonin nga Kryesia ku edhe u hodh gaz lotsjellës nga opozita.

Lajme

10/08/2016 13:46

Avni Bytyçi, këshilltar politik i Kadri Veselit i ka ftuar ata që të shkojnë dhe të raportojnë nga Kryesia, por këta të fundit tani po refuzojnë që të bëjnë një gjë të tillë.

Ata e kanë bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Ndërsa hedhjen e gazit lotsjellës e bëri Glauk Konjufca./lajmi.net