Revistës gjermane i kushton me 50 mijë euro lajmi i rremë për Schumacherin

Familja Schumacher e ka fituar betejën ndaj revistës gjermane ‘Bunte’.

Sport

05/05/2017 19:15

Kjo revistë kishte thyer privatësinë e familjes së legjendarit të Formula 1, rreth shëndetit të tij.

‘Michael Schumacher mund të ecë përsëri”, ishte lajmi i publikuar në revistën ‘Brunte’, që pati gëzuar të gjithë në një terr informativ për jetën e shtatë herë kampionit të Formula 1.

Por sot, ky lajm ka dalë të jetë një gënjeshtër.

Familja Schumacher kishte paditur këtë revistë, duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim, ndërsa gjykata ka vendosur ta dënojë me 50 mijë euro.

“Gjykata ka vendosur se publikimi i atij lajmi ka qenë i pavërtetë”, ka deklaruar shkurt gjykatësi Simone Kafer./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6