Revista suedeze: Ja cilat vende duhet t’i vizitoni në Shqipëri

Revista suedeze “Gjithçka mbi udhëtimin” ka prezantuar 11 destinacionet turistike në Shqipëri dhe atë çfarë nuk duhet absolutisht të humbasin vizitorët gjatë vizitës në Shqipëri. 

Lajme

09/01/2015 19:54

Shqipëria është një nga destinacionet më ekzotike në listën e udhëtimeve charter. Më poshtë do të lexoni 11 gjërat që nuk duhet të humbisni gjatë udhëtimit tuaj në Gadishullin Ballkanik, shkruan revista suedeze.

1-Boboshtica afër qytetit të Korçës, ka shumë taverna që shërbejnë ushqimin tradicional ballkanik, Byrek. Këtu mund të gjeni edhe specialitete të tjera shqiptare. Mos u habitni nëse ju shërbejnë, raki të prodhuar në shtëpi!

2-Për të provuar kuzhinën tradicionale shqiptare duhet të vizitoni restorantin Mrizi i Zanave, në jug të Shkodrës. Të gjitha gatimet ofrohen me prodhime vendi. Mishi me salca të ndryshme është specialitet.

3-Nuk mund të humbisni vreshtarinë Cobo. Vreshtaria ofron shijimin e verërave të ndryshme, të shoqëruar me djathë vendi, ullinj dhe domate të freskëta nga baçja e vreshtarisë.

4-Syri Kaltër. Bëni një ditë udhëtim në “Syri i Kaltër”, rreth një orë në lindje të Sarandës, në jug të vendit. Burimi i bukur i ujit blu është e lehtë të gjendetr me ndihmën e një shoferi taksie, i cili do të ju presë atje pasi të keni notuar në ujin e akullt.

5-Ksamili i njohur për ujin e kaltër dhe ishujt e vegjël. Merrni një taksi nga qendra e qytetit, nuk do t’ju kushtojë më shumë se 80 korona.

6-Butrinti është një nga vendet që nuk duhet humbur gjatë vizitës tuaj në Sarandë. Butrinti është në mbrojtje të UNESCO, për ruinat me moshë mbi 3000 mijë vjet. Më të njohurat janë teatri roman dhe basilika bizantine.

7-Kështjella me pamje paranomike. Nuk ka pamje më të bukur se sa restoranti në Kalanë e Lëkurësit, në Sarandë. Nga ky restorant mund të shikoni ishullin grek të Korfuzit dhe të shijoni ushqimin fantastik dhe të lirë.

8-Xheko-Imperial është një hotel në qendër të kryeqytetit. Të gjitha dhomat janë të një standardi të lartë dhe restoranti është i njohur për cilësi dhe klas. Shumica e klientëve vizitojnë hotelin për barin dhe tarracën me pamje fantastike të kryeqytetit. Ja vlen ta vizitoni para se të largoheni.

9-Plazhe magjike. Vizitoni rivierën shqiptare, në Dhërmi dhe shijoni plazhet më të bukura të Shqipërisë.

10-Shpella e Piratëve. Merrni me qira një varkë dhe vizitoni Shpellën e Piratëve dhe plazhet e tjera private në jug të bregdetit të Dhërmiut.

11-Qyteti Kulturor. Nëse jeni të interesuar për historinë, duhet të vizitoni qytetin e gurtë, Gjirokastrën. Qyteti është gjithashtu, vendlindja e diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte përgjegjës për izolimin total të vendit nga pjesatjetër e botës.