Revanshi me Fury, shikoni si po transformohet Wilder

Deontay Wilder ka vendosur të bëj ndryshime drastike për duelin e dytë me Tyson Fury.

Sport

10/12/2018 23:37

Pas barazimit kontraversial, dyshja duket se kanë vendosur të përballen edhe njëherë mes vete.

Për këtë, amerikani veçse ka filluar përgatitjet. Ai do të jetë i gatshëm për çdo datë.

“Po, do të shtojmë peshë” ka thënë ai, shkruan “givemesport”, transmeton lajmi.net.

“Do të bëjmë shumë gjëra. Por, specifikisht me peshën, sepse gjatë gjithë karrierës kundërshtarët kanë qenë më me peshë” ka thënë Wilder tutje.

“Unë kurrë nuk jam shqetësuar për peshën, pasi unë zotëroj fuqinë për ta zëvendësuar. Kam fuqi shkatërruese, të cilën të tjerët nuk e kanë. Kështu që kurrë nuk jam shqetësuar për peshën. Ndihesha sikur pesha është vetëm pamje” ka thënë tutje “bomberi i bronztë”.

Amerikani ka thënë se ky ndryshim do të jetë “tmerri” për kundërshtarët e tij të ardhshëm. /Lajmi.net/