REVANSHI: Fury i dërgon një mesazh qesharak Wilder-it, dëshiron duelin

Ditëve të fundit po flitet shumë për revanshin mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Sport

10/01/2019 21:35

Boksieri britanik ka publikuar disa foto dhe video të stërvitjeve të tij, të cilat linin të kuptohet se po përgatitet për revanshin.

Fury i ka bërë thirrje amerikanit që të caktojnë datën e revanshit, por këtë e ka bërë në mënyrë qesharake dhe paksa thumbuese.

“Jam i gatshëm për luftë. Wilder, le ta bëjmë mos e “dh*** vetën mik” ka thënë Fury për “BT SPORT”, transmeton lajmi.net.

“Jam duke u përgatitur shumë. Jam i përgatitur tani si isha dikur, pothuajse njësoj” ka thënë ndër të tjerash 30 vjeçari.

Dueli i parë mes Wilder dhe Fury përfundoi me barazim, vendim ky që ishte i padrejtë për mendimin e shumicës.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë të dakordohen për një revansh. /Lajmi.net/