Revani e shijshme, ja receta

Receta për sot.

Lifestyle

01/03/2016 05:27

Përbërësit:

3 litra ujë

3 të verdha vezësh

5oo gr mjaltë

1 kg niseshte

200 gr sheqer

600 gr gjalpë i tretur

200 gr bajame ose arra të grira

Pluhur vanilje

Përgatitja:

Hedhim ujin në një tenxhere dhe i shtojmë niseshtenë me ngadalë, duke e përzier me një lugë druri. Shtojmë gjalpin e tretur dhe vijojmë e trazojmë, gjatë ngrohjes shtojmë sheqerin, mjaltin dhe bajamet, ose arrat e shtypura. Hedhim pak vanilje.

E lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke e trazuar me lugën e drurit për të evituar që të na formohen kokrizat.

Në momentin që merr ngjyrë të kuqërremtë, masën e hedhim në një tepsi të lyer me pak gjalpë. Në fund e lyjmë me të verdhën e vezës pjesën e sipërme.

E fusim në furrën e ngrohur paraprakisht dhe e pjekim për 90 minuta, në temperaturën 90 gradë.

Mund ta shërbejmë të shoqëruar dhe me bajame.