Reuters: Vehbi Kajtazi u rrah për shkak të shkrimeve të tij

Edhe Reuters ka raportuar për gazetarin Vehbi Kajtazi, i cili u sulmua sot në një kafene të mbushur me njerëz në qendër të Prishtinës. Ditën që ndodhi sulmi, kishte shkruar edhe gazeta New York Times.

Lajme

14/10/2017 08:01

Thuhet se u rrah për shkrimet e tij hulumtuese mbi korrupsionin dhe krimin, shkruan Reuters

Sulmi ndaj Kajtazit ndodhi vetëm dy muaj pasi redaktori tjetër i Insajderit, Parim Olluri u rrah në orët e vona të mbrëmjes tek po shkonte në shtëpi me të fejuarën e tij.

“E kam identifikuar sulmuesin dhe më ka sulmuar për shkak të shkrimeve të mia”, ka thënë Kajtazi për Reuters.

Për sulmet ndaj gazetarëve ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie.

“Është për të ardhur keq që gazetarët në Kosovë po sulmohen fizikisht, është plotësisht e papranueshme në një shoqëri demokratike”, ka thënë ai.

Organizata për të drejtat e njeriut Freedom House, në një raport të vitit 2017 ka thënë se mediat në Kosovë janë “pjesërisht të lira”.

Reuters shkruan se kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve janë rritur gjatë viteve të fundit