Reuters: Të paktën 4 pengje vriten në supermarketin Kosher (LIVE)

Burime të Policisë së franceze kanë bërë të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters se të paktën 4 pengje janë vdekur në supermarketin Kosher Grocery në Paris.

Bota

09/01/2015 18:13

Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për fatin e pengjeve të kidnapuara, por burime të Reuters brenda policisë së Parisit, kanë bërë të ditur se në rastin e pengmarrjes në supermarketin Kosher në lindje të Parisit, janë vrarë të paktën 4 pengje.

Ndërsa, përveç pengjeve, është vrarë edhe pengmarrësi, i cili ishte përfshirë edhe në masakrën e bërë në revisten franceze “Charlie Hedbo”.

Bëhet e ditur se edhe dy policë të RAID kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje kritike.