Reuters për Grabovcin: Aleati i Presidentit nën hetime

Një aleat i Presidentit të Kosovës është nën hetime për akuzat se ka punësuar njerëz në institucione shtetërore duke u bazuar në përkatësinë e tyre politike, shkruan agjencia botërore e lajmeve Reuters, për rastin e Adem Grabovcit, njofton Klan Kosova.

Lajme

26/08/2016 19:00

Reuters shkruan se Grabovci po hetohet për përgjime të kryera nga EULEX-i në vitin 2011, kohë kur lider i PDK-së ishte Hashim Thaçi.

“Që nga viti 2011 Grabovci ka përdorur pozitën e tij (shef i Grupit Parlamentar të PDK-së) dhe autoritetin zyrtar për të siguruar pushtet politik dhe ndikim në marrjen e vendimeve nga agjencitë e qeverisë së Kosovës dhe ndërrmarrjet publike”, citon Reuters, vendimin e prokurorisë së Kosovës.

Grabovci ishte përgjuar gjatë viti 2011, por përgjimet kanë dalë vetëm tash vonë nga portali Insajderi.com, ku Grabovci dëgjohet duke aranzhuar punë dhe duke ndikuar politikisht për pozicionimin e militantëve të PDK-së nëpër pozita në institucione shtetërore.