Reus thyen heshtjen, zbulon emrin e klubit për sezonin e ri

Marco Reus ka bërë të ditur se është e natyrshme që do të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Bundesliga.

Sport

13/03/2018 10:57

Marco Reus nuk planifikon të largohet nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi gjerman ka bërë të ditur se është e natyrshme që do të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Bundesliga.

“Jam 28 vjeç dhe do të jetë me gjasë kontrata ime e fundit e madhe”, deklaroi Reus, përcjell “lajmi.net”.

“Kam bërë vlerësimet e mija dhe në fund dy gjëra kanë qenë të rëndësishme. Dua të dëshmoj se ndihem i lidhur me këtë klub, me të cilin dua ta arrij maksimumin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/