Reus refuzon Arsenalin, pranon Chelsean

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus nuk dëshiron të transferohet në Arsenal, por do të mirëpriste kalimin te klubi tjetër londinez, Chelsea.

Sport

11/11/2014 10:00

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus nuk dëshiron të transferohet në Arsenal. Mirëpo, ai e mirëpret kalimin te rivali londinez, Chelsea.

Një numër i madh klubesh evropiane janë të interesuara për 25-vjeçarin. Por, raportohet se Reus ka dyshime rreth transferimit në Arsenal.

Një burim i afërt me futbollistin i tha tabloidit britanik “The Sun”: “Reus dëshiron të vazhdojë të fitojë tituj dhe brengoset se kjo nuk do të ndodh në Arsenal”.

Reus, spekulohet se do të mirëpriste kalimin në Chelsea. Blues thuhej se janë të gatshëm të transferojnë Reusin në marrëveshje shkëmbimi me Andre Schurrlen.

Reus është aktualisht i lënduar por mund të merr oferta gjatë janarit.