Reus nuk largohet

Marco Reus nuk do të transferohet në Bayern Munich e as në ndonjë klub tjetër gjatë këtij afati kalimtar të verës, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

Sport

03/08/2014 17:35

Drejtori ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka bërë të ditur se Marco Reus nuk do të largohet nga klubi për në Bayern Munich, ose ndonjë klub tjetër.

Ylli gjerman është spekuluar me largim nga Signal Iduna Park gjatë kësaj vere, mirëpo, ai duket se do të mbetet në Dortmund edhe për sezonin 2014-15.

“Ne e kemi thënë shumë herë më parë gjatë verës se Reus nuk do të largohet”, deklaroi Watzke për “Kicker”.

“Marco do të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Nuk ekziston mundësia që ai do të luajë diku tjetër. Ne duam që ai të vazhdojë kontratën me ne dhe jemi optimistë se ai do ta vazhdojë qëndrimin në klub”, u shpreh ai.

Reus është anëtar i Dortmundit nga viti 2012 kur erdhi në klub për 17 milionë euro. Kontrata e tij me Dortmundin vlen deri më 30 qershor, 2017.