Reus nuk largohet nga Dortmund

Drejtori i përgjithshëm i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka insistuar se Marco Reus do të mbetet në klubin gjerman, edhe gjatë sezonit të ardhshëm.

Sport

16/06/2014 18:49

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus nuk do të transferohet në Barcelonë, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Sipas drejtorit të përgjithshëm të klubit nga Bundesliga, Hans-Joachim Watzke, Reus do të luajë në Dortmund edhe në edicionin e ardhshëm.

“Reus do të luajë me ne edhe në sezonin e ardhshëm”, deklaroi Watzke për të përditshmen gjermane “Kicker”.

Dortmund është i vetëdijshëm se një futbollist i talentuar si Reus është objektiv i gjigantëve evropianë, mirëpo sipas Watzkes është më mirë për karrierën e tij që të mbetet në Dortmund.

“Ai ka mundësi unike në Dortmund që të triumfojë sikurse Uwe Seeler në Hamburg ose Beckenbauer në Bayern”, u shpreh Watzke.