lajmi.net

Reus në Liverpool?

Liverpool është favorit për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus, menjëherë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

09/10/2014 11:30

Liverpool është afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e Marco Reusit dhe Borussia Dortmund ka filluar kërkimin për zëvendësuesin e tij, raportojnë mediat britanike.

Reds janë shndërruar në favorit për transferimin e Reusit pasi u njoftuan se ai ka refuzuar vazhdimin e kontratës me klubin e Bundesligës.

Liverpool ishte pritur të paraqes ofertë për Reusin në fund të sezonit, por njoftimet e fundit sugjerojnë se gjiganti anglez do të tentojë blerjen e tij në janar.

Dortmund ka filluar kërkimin për një zëvendësues dhe ka identifikuar mesfushorin kreativ të Patis Saint-Germain, Javier Pastore, si futbollistin e duhur. 

Reus në Liverpool?

Marco Reus mund të jetë përforcimi i madh i Liverpoolit. Ylli i Borussia Dortmundit spekulohet se do të largohet nga klubi në të ardhmen e afërt.

Sport

09/08/2014 15:35

Liverpool shpreson në transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus, pasi Bayern Munich është tërhequr nga interesimi për angazhimin e tij.

Reus pritet të largohet nga Dortmund në të ardhmen e afërt pasi refuzoi ofertën për vazhdimin e kontratës me gjigantin e Bundesligës.

Reds spekulohet se janë të interesuar për transferimin e tij dhe “Daily Express” raporton se Brendan Rodgers është optimist për blerjen e tij pasi Bayern nuk duket të jetë më i interesuar për yllin gjerman.

“Nuk kemi zhvilluar kurrfarë bisedime me Bayernin”, deklaroi menaxheri i Reusit, Dirk Hebel. Liverpool besohet se mund ta blejë Reusin në verën e vitit të ardhshëm – kur hyn në fuqi dëmshpërblimi i tij – për 25 milionë euro. 

LM