Reus në Arsenal?

Arsenal është shfaqur si favorit i ri në garë për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus. Reprezentuesi gjerman i pëlqen shumë menaxherit Arsene Wenger.

Sport

07/08/2014 11:00

Arsenal është favorit i ri në garë për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Menaxheri Arsene Wenger ka dëshirë të madhe ta transferojë reprezentuesin gjerman në Emirates, ka njoftuar e përditshmja gjermane “West”.

E ardhmja e Reusit duket larg Dortmundit pasi ai refuzoi vazhdimin e kontratës në klub, javën e kaluar.

Ai ka dëmshpërblim prej 19.8 milionë euro që hyn në fuqi në verën e ardhshme dhe Arsenali synon të fitojë garën për transferimin e tij.

E përditshmja sugjeron se Wenger është adhurues i 25-vjeçarit dhe me çdo kusht kërkon transferimin e tij. Reus kërkohet edhe nga Liverpool e Bayern Munich.