Reus, më afër Realit

Marco Reus do të transferohet në Real Madrid, në rast se vendos të largohet nga Borussia Dortmund, në fund të këtij sezoni.

Sport

30/09/2014 12:45

Real Madrid vazhdon të monitorojë yllin e Borussia Dortmundit, Marco Reus. Mesfushori ofanziv gjerman vazhdon të refuzojë përpjekjet e klubit për vazhdimin e kontratës me Dortmundin.

Dhe, kjo ka paralajmëruar drejtuesit e Los Blancos që përcjellin situatën e tij me mundësi të paraqitjes së një oferte për shërbimet e tij, raporton “Fichajes.net”.

Reus ka kërkuar kohë nga Dortmund para se të vendos nëse do të nënshkruajë kontratën e re, ose të vendos të vazhdojë karrierën në ndonjë ligë tjetër, pasi klubi vështirë se do të lejojë transferimin e tij te rivali Bayern Munich, njësoj siç i ka ndodhur në vitet e fundit me dyshen Mario Gotze dhe Robert Lewandowski.

Andaj, nëse largohet nga Dortmund, Reus mund të transferohet në Madrid.