Reus ia sjellë tre pikë Dortmundit

Borussia Dortmund ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në udhëtim te Borussia Monchengladbach.

Sport

18/02/2018 19:58

‘Milionerët’ kanë arritur të mposhtin në stadiumin ‘Borussia-Park’ skuadrën e Monchengladbach, me rezultat 0-1.

Ishte Marco Reus realizatori i vetëm i kësaj ndeshje.

Reus shënoi në minutën e 32’ të ndeshjes, për fitoren e 11-të të Dortmundit këtë sezon./Lajmi.net/