lajmi.net

Reus i Realit

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, do të transferohet në Real Madrid, në fund të këtij sezoni.

Sport

16/01/2015 12:13

Marco Reus ka arritur marrëveshje për transferim në Real Madrid.

Sipas të përditshmes spanjolle “El Confidencial”, ylli i Borussia Dortmundit do të jetë përforcim i ri i Los Blancos, pas përfundimit të këtij sezoni.

Reprezentuesi gjerman do të kushtojë 25 milionë euro nga korriku i këtij viti kur do të hyjë në fuqi dëmshpërblimi i tij.

Dhe, Reus do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin e Evropës.

Edhe pse kërkohet nga të gjitha klubet e mëdha të Premierligës, Reus duket se karrierën do ta vazhdojë në Santiago Bernabeu. 

Reus i Realit

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus, dëshiron të transferohet në Real Madrid, në fund të këtij sezoni.

Sport

12/11/2014 09:21

Ylli i Borussia Dortmundit, Marco Reus dëshiron të transferohet në Real Madrid. Reprezentuesi gjerman pritet të largohet nga Dortmund në fund të këtij sezoni.

Dhe, sipas portalit “Bernabeu Digital” ai tashmë ka vendosur që t’i bashkohet gjigantit nga Santiago Bernabeu.

Në muajt e fundit, Reus ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Bayern Munichun, Barcelonën, Manchester Unitedin, Manchester Cityn, Arsenalin e Liverpoolin.

Mirëpo, duket se Real Madrid është favorit për transferimin e tij.

Reus ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2017 por në të është i përfshirë një dëmshpërblim që do të aktivizohet në fund të këtij sezoni e që i mundëson atij të largohet nga klubi për 25 milionë euro. 

Reus i Realit

Mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, Marco Reus do të jetë ylli i ardhshëm që do t’i bashkohet Real Madridit, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Sport

03/09/2014 12:38

Pas kritikave të marra nga Cristiano Ronaldo, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të bëjë një blerje tjetër të madhe  pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Sipas të përditshmes sportive katalane “Mundo Deportivo”, ylli i ardhshëm që do të transferohet në Santiago Bernabeu është mesfushori ofanziv i Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Reprezentuesi gjerman ka menaxher të njëjtë me përforcimin e ri të Real Madridit, Toni Kroos. Ai gjatë afatit kalimtar të verës u kërkua edhe nga Barcelona.

Por, gjiganti katalan nuk do të ketë të drejtë të hidhet në kërkim të tij sepse i ka të ndaluara përforcimet deri në janarin e vitit 2016. 

LM