Reus i Real Madridit

Menaxheri i FIFA-s, Francois Gallardo ka bërë të ditur se Real Madrid ka arritur marrëveshje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sport

23/08/2014 00:10

Në rast se konfirmohet do të jetë një prej përforcimeve më të mëdha të këtij afati kalimtar të verës, por menaxheri i FIFA-s, Francois Gallardo ka njoftuar se Real Madrid ka siguruar shërbimet e yllit të Borussia Dortmundit, Marco Reus.

25-vjeçari ka kontratë me gjigantin e Bundesligës deri më 2017 dhe deri më tani ka refuzuar ofertat për vazhdimin e qëndrimit në klub.

Andaj, Gallardo, ka paralajmëruar se Los Blancos e kanë në duar Reusin.

“Barcelona po ashtu u mundua të destabilizojë transferimin e gjermanit Marco Reus në Real Madrid që tani duket punë e kryer”, deklaroi Gallardo që po ashtu konfirmoi largimin e argjentinasit Angel di Maria nga Santiago Bernabeu.