Reus e dëshiron Man Utd-in

Manchester United mund ta ketë të vështirë të arrijë marrëveshje për transferimin e Toni Kroos, por mesfushori i Bayern Munichut, Mario Gotze ka dhënë një lajm të mirë për kampionin e Premierligës. Gotze ka bërë të ditur se ish bashkëlojtari i tij, ylli i Borussia Dortund, Marco Reus dëshiron të transferohet në Old Trafford. 24-vjeçari…

Sport

16/04/2014 18:37

Manchester United mund ta ketë të vështirë të arrijë marrëveshje për transferimin e Toni Kroos, por mesfushori i Bayern Munichut, Mario Gotze ka dhënë një lajm të mirë për kampionin e Premierligës.

Gotze ka bërë të ditur se ish bashkëlojtari i tij, ylli i Borussia Dortund, Marco Reus dëshiron të transferohet në Old Trafford.

24-vjeçari është një tjetër objektiv i David Moyesit për afatin kalimtar të verës dhe Gotze ka thënë se Reus tashmë një kohë të gjatë është i interesuar të transferohet në Manchester United.

“Kur isha në Barcelonë, Marco dëshironte të transferohej në Manchester United. Kjo nuk ka ndryshuar”, deklaroi Gotze. Më në fund një lajm i mirë për Moyesin.