Restoranti që jep falas biftekun 6 kg… nëse e hani për një orë (Foto)

Një restorant anglez shërben një biftek të madh me peshë 6 kg për të gjithë ata klientë trima që guxojnë ta porosisin.

Fun

19/03/2018 20:38

 Bifteku që peshon sa një qengj përgatitet nga Cattlemans Steakhouse, në Devon. Ai kushton 200 euro, por për të gjithë ata që e konsumojnë brenda një ore, mishi është falas.

Pranohen grupe deri në 4 veta për sfidën e ngrënies së këtij bifteku masiv. Deri tani, 10 grupe e kanë porositur këtë biftek, por vetëm dy prej tyre kanë arritur ta hanë të gjithin brenda 60 minutave.

    

biftek3 biftek4 biftek5 biftek6