Restorantet tashmë do t’i shfaqin menytë e plota në Google

Jeni duke kërkuar një meny para se të dilni për të ngrënë? Tash mund ta gjeni shumë më lehtë. Google e ka bërë të mundshëm këtë vetëm me një klikim. Kur jeni në kërkim të një restoranti në Google, pas emrit të restorantit shkruani “më tregoni menynë”, dhe menjëherë do të merrni rezultatet e kërkimit.…

Auto & Tek

01/03/2014 19:20

Jeni duke kërkuar një meny para se të dilni për të ngrënë? Tash mund ta gjeni shumë më lehtë. Google e ka bërë të mundshëm këtë vetëm me një klikim.

Kur jeni në kërkim të një restoranti në Google, pas emrit të restorantit shkruani “më tregoni menynë”, dhe menjëherë do të merrni rezultatet e kërkimit.

Kjo duket të jetë një mënyrë tjetër se si Google dëshiron të zgjerojë grafikun e saj të njohurive, për t’i dhënë përdoruesve pikërisht atë që kanë nevojë të lexojnë nëpër faqet e internetit.

Kjo nuk është gjithëpërfshirëse. Në fillim u testua me vetëm me dy meny nga dy restorante, dhe Google thotë se ky shërbim është në dispozicion vetëm në SHBA.

Ashtu si shumë karakteristika të kërkimit në Google, edhe kjo ka të ngjarë që do të bëhet më e fortë me kalimin e kohës, atëherë kur kompania mbledh më shumë të dhëna nga një gamë e gjerë e restoranteve.

Edhe pse kjo nuk është ndonjë risi e madhe, megjithatë ka ardhur koha që të gjejmë një meny të restorantit shumë më lehtë.