Respekti i veçantë që Dua Lipa ka për fansat, e bën edhe këtë..

Dua Lipa padyshim se është njëra nga artistet më të suksesshme shqiptare.

ShowBiz

26/06/2018 17:50

Ajo tash e sa kohë ka filluar turneun e saj anembanë botës e cila po pritet mjaft mirë edhe nga fansat, shkruan lajmi net.

E përpos kësaj, siç shihet dashuria është anasjelltas pasi edhe këngëtarja Lipa, po duket të jetë e afërt me të gjithë ata që e përkrahin muzikën e saj.

Me anë të një fotografie të publikuar para pak çastesh ajo pozon me një fanse, gjersa thotë fjalë të bukura për të.

“Faleminderit që ishe me mua në këtë udhëtim, ne kemi një rrugë të gjatë e ky është vetëm fillimi por jam shumë falënderuese për këtë jetë. Ju dua njerëz, Denver sonte”, ka shkruar ajo bashkangjitur imazhit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkfihjwF3fm/?hl=en?&taken-by=dualipa