Resorti më i bukur në botë

‘Luxury Travel Blog’ e ‘Condè Nast’ e kanë definuar si resorin më të bukur në botë dhe vitin e kaluar e ka marrë çmimin si ‘Top Hotel’ në Indi dhe në Azi. ‘Oberoi Udavilas’ është një hotel luksoz dhe fascinues, me pamje nga brigjet e lumit ‘Lago Pichola’ në Udaipur, në jug të Rajasthanit në…

Lifestyle

22/11/2013 13:00

‘Luxury Travel Blog’ e ‘Condè Nast’ e kanë definuar si resorin më të bukur në botë dhe vitin e kaluar e ka marrë çmimin si ‘Top Hotel’ në Indi dhe në Azi.

‘Oberoi Udavilas’ është një hotel luksoz dhe fascinues, me pamje nga brigjet e lumit ‘Lago Pichola’ në Udaipur, në jug të Rajasthanit në Indi. Liqeni është artificial dhe përmban katër ishuj.

Ai u bë i famshëm pasi ishte pjesë e një filmi të James Bond, Ocropussy, me regji të Roger Moore. Qyteti i Udaipur është më romantiku në Rajasthan, vendi i mbretërve dhe ‘mahatajës’.

Luksi i këtij resorti vërehet që nga momenti kur mbërrini në bordin e kësaj mrekullie. Me t’u futur aty, një ceremonial i mirëpret mysafirët, duke i bërë që të ndihen si mbretër.

Sapo të arrini në dhomat e tij, luksi vazhdon. Dhoma është e dekoruar si një rezidencë antike, me mëndafsh indian, trapezari mahnitëse dhe banjo mahnitëse e mbuluar me mermer.

E posedon një pishinë private dhe një oborr të mrekullueshëm, ku ju mund të shërbeheni në darkë përpara një panorame fantastike në ‘pallatin e liqenit’, posaçërisht nën dritat e natës.

‘Kohinoor Suite’ është një xhevahir u resorit: 250 metra katrorë me disa fontana, kamina për ngrohje, pishinë private dhe një pamje të mrekullueshme në malet Aravalli.

Hoteli ka një SPA fantastike, ku nuk mungojnë ligjëratat për ‘Yoga’, meditimi dhe sesionet e ‘Pranayamas’, me lutje indiane. Po çmimi? Dhoma standarde fillon nga 550 euro në natë. Por, imagjinoni suitat…